Vdekja nga një sëmundje e rëndë, e trajnerit që drejtoi për herë tëparë në një fushatë eliminatore, kombëtaren shqiptare të futbollit, ka ngjallur reagimin dhe vlerësimin e shumë personaliteteve mes të cilëve, dhe ish presidentin e Republikës, Bamir Topi. Si një njohës i mirë i futbollit, kreu i FRD, rezervoi elozhe për figurën e prof. dr Konçit.
“Në historinë e sportit shqiptar disa personalitete kanë lënë gjurmë të thella, për të cilat shoqëria ndjehet krenare dhe ju detyrohet vazhdimisht respekt. I nderuari Zyber Konçi, ish drejtues i Kombëtares shqiptare, ishte një prej tyre”.
“Ai do të kujtohet me nderim dhe mirënjohje për të gjithë kontributin që i dha vendit në fushën e zhvillimeve të sportit në përgjithësi, dhe futbollit në veçanti. Në këtë ditë të trishtë të largimit nga jeta, shpreh respektin dhe nderimin më të thellë për familjen Konçi! U prehtë në paqe!” shkruan në profiling e tij në rrjetin social Facebook, ish presidenti Bamir Topi.