Teksa disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Fier, OSHEE bën me dije se shumë pranë Nënstacionit Patos ka stakuar energjinë elektrike.
“Për shkak të zjarrit shumë pranë Nënstacionit Patos, OSSH është detyruar të stakojë energjinë elektrike, si masë e nevojshme sigurie. Ndërkohë është njoftuar zjarrëfikësja”, njofton OSHEE.
Edhe pylli i Darëzezës është përfshirë nga flakët, teksa errësira dhe terreni po pamundëson ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse.
Aktualisht janë aktive në të njëjtën kohë 11 vatra zjarri, ku problematike mbetet dhe ajo në Ndërnenas të Libofshës.
Ende nuk bëhen me dije shkaqet e zajrrit, ndërkohë që raportohet se flakët po përhapen me shpejtësi me ndihmën e erës.
Ndërkaq, forcat zjarrfikëse po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll.