https://www.youtube.com/watch?v=WpZ9yuBFzTc
Kongresi u hap më 20 janar 1920, ndërsa punimet i zhvilloi prej 28 deri më 31 janar 1920. Në të morën pjesë mbi 50 përfaqësues nga të gjitha krahinat e përfshira më 1913 në kufijtë e shtetit shqiptar. K.L. u mbajt kur Shqipëria vazhdonte të ishte e pushtuar nga forcat e armatosura të shteteve të huaja, ndërsa Konferenca e Paqes (1919–1920) po hartonte plane për cungimin territorial të shtetit shqiptar. Kongresi hodhi poshtë planet antishqiptare të K.P. dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e v. 1913. Dërgoi një protestë energjike në K.P. në Paris, në të cilën thuhej se Shqiptarët ishin gati “të derdhnin edhe pikën e fundit të gjakut të tyre, kundër çdo vendimi që do të vinte në rrezik tërësinë territoriale dhe pavarësinë e tyre të plotë”. K. u dërgoi protesta edhe qeverive angleze, franceze,ku ndër të tjera pohohej: “Shqiptarët dinë të vdesin për të mos shkuar nga njëra dorë tek tjetra si tufë delesh e të bëhen plaçka e atyre që drejtojnë sot diplomacinë e Europës”.