Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Vangjush Dako kundërshton akuzat: Nuk kisha dijeni për tenderin për shëtitoren në Currila, gjithçka ishte në dorë të specialistëve

Lajme të ngjashëm

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka kundërshtuar sot në seancën gjyqësore  akuzat e ngritura ndaj tij.

Bëhet me dije se në dëshminë e tij ai ka thënë se në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, nuk ka pasur dijeni dhe sipas tij gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve.

Sipas Dakos kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni. Burime brenda seancës bëjnë të ditur se kryebashkiaku ka mohuar që të ketë shkelur procedurën e prokurorimit për këtë tender. Ai ka kërkuar gjykatës masë më të butë sigurie, si detyrim paraqitje, arrest shtëpiak apo garanci pasurore.

Ish-kryebashkiaku socialist Vangjush Dako akuzohet se bashkë me drejtuesin e Urbanistikës në Bashki dhe topografët, po ashtu të arrestuar, kanë zbardhur një leje 4 vite pasi pallati ishte ndërtuar.

Objekt hetimi, në kuadër të këtij procedimi, kanë qenë dy fakte penale, dhe më konkretisht procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe plotësimi i dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë, si dhe procedura e prokurimit Shërbim Konsulence për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila” me fond limit 21.000.000 lekë me T.V.SH.

Më shumë