Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
28 °
Pre
27 °
Sht
28 °
E martë, 3 Tetor, 2023

‘Vaksina kundër COVID-19 në dispozicion nga 2021’, Instituti gjerman: Nuk do të ketë sasi të mjaftueshme për të gjithë popullsinë

Lajme të ngjashëm

Instituti gjerman i Epidemiologjisë ka deklaruar që në fillim të vitit 2021 pritet që të jenë në dispozicion disa vaksina kundër koronavirusit.

Por sipas këtij instituti dozat e vaksinës nuk do të jenë të mjaftueshme për të gjithë popullsinë.

“Sipas njohurive të tanishme pritet që nga fillimi i vitit të ardhshëm në Bashkimin Evropian do të aprovohen një ose më shumë vaksina kundër COVID-19 dhe që pakot e para të vaksinës të shpërndahen dhe shiten”, shkruan Instituti Robert Koch në numrin e fundit të “Buletinit Epidemiologjik.

“Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit (Stiko) i emëruar nga Ministria Federale Gjermane e Shëndetësisë do të nxjerrë rekomandime si mund të përdoren rezervat e disponueshme me përfitimin më të mirë të mundshëm për popullsinë në Gjermani”, raporton DË.

Bëhet fjalë për vendosjen e përparësive qëllimi kryesor i të cilave është të shmangin sa më mirë sëmundjet serioze dhe vdekjet. Për paracaktimin e përparësive dhe për shpërndarjen e drejtë të vaksinave kanë një rëndësi të veçantë aspektet etike.

Më shumë