Mëngjesin e sotmë kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale uroi besimtarët muslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Por në postimin e kryeministrit ka një gabim, të cilin e ka zbuluar eksperti Kreshnik Osmani, i cili tregon se në foton e postuar nga kryeministri Rama shkruhet “Mbarësi për popullin e Egjiptit”.
“Urimi i kryeministrit Rama-zonit për Ramazan!
”Mbarësi për popullin e Egjiptit”- shkruhet tek fotoja e kryeministrit!
Kap nga Google dhe fut ne Facebook dhe as ia ka idene çfarë shkruhet. Duket qe edhe urimin e ka seriozisht! Iftarin ke Nusreti, amanet”, shkruan Osmani.
Por më pas kryeministri e ka zëvendësuar foton dhe ka vendosur një fotografi pa shkrimin e përmendur më sipër.
Postimi i Edi Ramës:

Postimi i Kreshnik Osmanit:
