Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
28 °
Pre
27 °
Sht
28 °
E martë, 3 Tetor, 2023

Universiteti i Pittsburgh jep lajmin e mirë, vaksina kundër COVID-19 kalon me sukses testin e parë

Lajme të ngjashëm

Vaksina eksperimentale kundër koronavirusit ka kaluar me sukses testimin e parë tek kafshët, raportojnë mediat e huaja.

Testimi u krye nga ekspertë të Universitetit të Pittsburgh të kryesuar nga profesori italian Andrea Gambotto, i cili e provoi vaksinën te një mi.

Sipas mediave të huaja, rezultati i fazës eksperimentale tek miu ka qenë i mjaftueshëm për të kuptuar reagimin e antikorpeve të veçanta që duhen për të neutralizuar virusin.

“Më 2003 kemi studiuar epideminë Sars Cov e në 2014 epideminë Mers Cov, që janë të lidhur me Covid 19 e që na mësojnë se një proteinë e veçantë e quajtur Spike është e rëndësishme për imunitetin ndaj virusit”, thotë profesori italian Andrea Gambotto,

Për injektimin e vaksinës është përdorur një teknologji inovative me 400 mikro gjilpëra që shpërndajnë proteinën Spike nën lëkurë, ku reagimi imunitar është më i fortë.

Testimet klinike tek njerëzit priten të nisin pas një viti por rezultati i tyre është mjaft i shpejtë falë eksperiencë së mbledhur.

Ky grup studiuesish e kanë emërtuar vaksinën PittCoVacc, që është shkurtimi i fjalëve Pittsburgh CoronaVirus Vaccine.

Më shumë