Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Sht
34 °
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
32 °
Mër
29 °
E shtunë, 23 Shtator, 2023

U zhduk për disa ditë, ekipet e shpëtimit e gjejnë 3-vjeçarin pranë një pellgu në pyll (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

“Një 3-vjeçar që ishte larguar nga familja e tij në Kanada dhe kaloi tre ditë i zhdukur, u gjet i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore pranë një pylli”, njoftuan autoritetet vendase.

“Vogëlushi Jude Leyton, i cili u zhduk të dielën rreth mesditës, u gjet duke fjetur pranë një pellgu nga ekipet e kërkimit dhe shpëtimit ditën e djeshme”, njoftoi Global News Canada.

Shqetësimet rrethi gjejes së tij u shtuan pas rënies së temperaturave nën zero. Oficeri i kërkim-shpëtimit Bill Dickson, tha se: Ishte i veshur me një xhaketë dimri dhe një pulovër të trashë nën të dhe çizme. Ky ishte një nga elementët kryesorë që na mbanin me shpresa për jetën e tij.

Sipas medieve të huaja, në misionin e kërkimit u përdorën qentë e nuhatjes, njësi zhytësish dhe grupe të gjera vullnetarësh, që kërkuan në të gjithë zonën prej 200-hektarësh rreth liqenit Canoe për të gjetur Jude-n e vogël.

“Ishte një finale e mrekullueshme për disa ditë shumë, shumë të vështira,” tha rreshteri i policisë Curtis Dick.

Më shumë