Brilant Martinaj dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit të sotëm me tre viktima në mbikalimin e Fushë Krujës.
Brilant Martinaj ka mbetur i vrarë nga breshëria e plumbave ndërsa trupi i tij dhe i viktimës tjetër Besmir Hoxha janë shkrumbuar brenda makinës që shpërtheu në flakë.
Ai është një emër i njohur i botës së krimit, dhe kushëriri i parë i Ervis Martinajt, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për porositjen e vrasjes së Endrit Dokles, kjo sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Sa i përket Brilant Martinajt, ai u akuzua nga prokuroria si i përfshirë në vrasjen e efektivit të FNSH-së Xhulio Prela, në 5 nëntor të 2020-ës.
Konflikti dy vite më parë dyshohet se nisi pas një sherri për dritat e gjata të makinës, pasi Prela, i cili po kthehej nga fshati Kosmaç i Shkodrës ndaloi teksa autorët i sinjalizuan me drita dhe elektrik dore.
Duke menduar se ata mund të kishin nevojë për ndihmë, Prela ndaloi por u përball me plumbat nga një pistoletë TT e autorëve. Prokuroria tha se nga analiza e qelizave telefonike, ishte provuar se në vendngjarje ndodhej edhe Brilant Martinaj.
Sa i përket 30-vjeçarit Diklen Vata që u gjet i vdekur disa metra larg makinës së djegur, rezulton se ai është me precedentë të mëparshëm kriminalë për shpërndarje kokaine.
LEXO EDHE: