Qeveria e Kosovës është mbledhur ditën e sotme, ku në krye të diskutimit ka qenë sulmi ndaj policisë së Kosovës, ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se do ofrojnë mbështetje për familjen e “Heroit të Kosovës”, i cili humbi jetën në krye të detyrës.
Për t’i ardhur sado pak në ndihmë qeveria e Kosovës ka akorduar 50 mijë euro për familjen e të ndjerit, Afrim Bunjaku, teksa tha se do e kenë gjithmonë në zemër e në mendje.
“Me mbi 5 milionë euro vlerë të armatimit është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë. Ne do të jemi gjithmonë, çdo ditë pranë familjes Bunjaku, më të dashurve të Afrimit, i cili la pas vetes vepër heroike. Do i dhurojmë 50 mijë euro familjes së t’i për ti ardhur në ndihmë në këtë moment të vështorë”, tha Kurti ndër të tjera në mbledhje.