Ditën e djeshme, ushtarët e drejtuesit shqiptarë ishin të gjithë bashkë në bazën Adazi të Natos në Letoni.
Ishin vendosur në rojen e nderit, për të pritur delegacionet që do të parakalonin para tyre, për të festuar 100 vjetorin e krijimit të Ushtrisë letoneze, një ditë e shënuar.
Nga faqja zyrtare e Bazës në Letoni, është pikërisht fotoja me flamurin shqiptar, një ndër kryesoret. Ushtarët shqiptarë ishin aty. Ndoshta dje, ishte dhe takimi i fundit me ushtaraken që sot humbi jetën në bazë. Ende në faqen zyrtare të Bazës Adazi në Letoni, nuk ka një njoftim zyrtar për incidentin e rëndë të ndodhur në bazë nga shpërthimi i lëndës plasëse, nga i cili humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj dhe u plagosën edhe kolegë të saj të kontigjentit të forcave tona të armatosura atje.
(Fotot e publikuara dje)
Pse baza në Adazi në Letoni?
Në përgjigje të shtimit të sigurisë në rajon, liderët e aleancës vendosën në samitin e Varshavës në 2016 që të rrisin prezencën militare të NATO në pjesën lindore të Aleancës. Që atëherë, katër forca multinacionale me rreth 4500 trupa janë vendosur në vendet Balltike dhe Poloni.
Kanadaja drejton grupin e fushëbetejës në Letoni, me kontributin e Shqipërisë, Italisë, Polonisë, Sllovenisë dhe Spanjës. Gjermania drejton grupin në Lituani me kontributin e Belgjikës, Luksemburgut, Hollandës dhe Norvegjisë. Britania drejton grupin në Estoni me kontributin e Francës. Shtetet e Bashkuara drejtojnë grupin e Polonisë me kontributin e Rumanisë dhe Britanisë së Madhe.
Këto forca janë defensive në linjë të plotë me angazhimet ndërkombëtare. Ata dërgojnë mesazhe të qarta për ndonjë sulm të mundshëm ndaj vendeve të Aleancës.
Të gjitha këto grupe fushëbeteje janë përgjigje e Aleancës për vendosmërinë e Rusisë për të përdorur forcën kundër fqinjëve të saj dhe bazës së ngritur afër rajonit baltik. Nato gjithashtu ka rritur prezencën në rajonin e Detit të Zi, e vendosur rreth brigadës multinacionale të drejtuar nga Rumania.
(Foto- Batalioni shqiptar në Adazi, Letoni)
(
LEXO EDHE: TRAGJEDIA ME FA NË LETONI, JA KUSH ËSHTË EFEKTVJA QË HUMBI JETËN DHE NJËRI NGA TË PLAGOSURIT