Presidenti rus, Vladimir Putin ka refuzuar të zbulojë se me cilën vaksinë kundër Covid-19 është vaskinuar javën e kaluar.
Putin vendosi që të vaksinohej larg mediave dhe syve të publikut. Ai mori vaksinën anti-Covid në privatësi të plotë.
Presidenti rus shpjegoi vendimin e tij, duke thënë se s’mund të jemi “majmun”.
“A duhet të jemi majmunë? A duhet të bëjmë atë që dikush tjetër po bën diku?”, tha Putin.
Putin gjithashtu shtoi se ato pamje dhe fotografi të procesit të vaksinimit të liderave të botës nuk janë dhe shumë bindëse pasi shumë lehtë mund të manipulohen.
“Nëse dikush dëshiron të falsifikojë gjëra, në atë nivel nuk është e vështirë të bësh. Ju mund të tregoni një injeksion, por vaksina në të vërtetë mund të jetë me ujë të kripur ose ndonjë gjë tjetër ose lëng portokalli. Unë jam duke bërë shaka, natyrisht. Por ndoshta disa vitamina ”- shtoi Putin.
Sa i përket rutinës pas vaksinës Putin tha se ndoqi të gjitha këshillat e mjekëve dhe se nuk pati asnjë komplikacion.