Shkolla e Magjistraturës miratoi rregullat e reja prokurorët dhe gjyqtarët që janë skualifikuar nga vettingu për mungesë të aftësive profesionale.
Sipas kritereve të reja, secili prej përfaqësuesve të akuzës dhe gjyqësorit të ngelur në vetting duhet të kryejë një vit shkollë duke finalizuar studimin me dhënien e dy provimeve. Vlerësimi do të bëhet në të dy drejtimet: teorik (60% e pikëve) dhe praktik (40% e pikëve). rezultatet vettingut dhe ONM-së
Ndërkohë, zyrtari i parë i drejtësisë që do të kalojë në këtë proçes është Elvin Gogaj, kreu i Prokurorisë së Apelit të Shkodrës. Në korrik të 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e riktheu në shkollë Gogajn për shkak se kishte në pjesën më të madhe formim policor.
Rezultatet e provimeve do të shqyrtohen nga vettingu dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.