Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Sht
34 °
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
32 °
Mër
29 °
E shtunë, 23 Shtator, 2023

U shua në moshën 77 vjeçare, trupi i regjisorit Kristaq Mitro niset në Shqipëri, ja ku do të mbahen homazhet

Lajme të ngjashëm

Trupi i regjisorit të njohur Kristaq Mitro, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë ën Austri, do të niset  për në Shqipëri. Ditën e nesërme në orën 12:00-14:00 do të mbahen homazhet në nder të tij tek Akademia e Arteve.

Kristaq Mitro ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare, i cili ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit shqiptar. Shumë filma të njohur të kinematografisë shqiptare mbajnë emrin e tij si regjisor.

Disa nga filmat e zhvilluar nën regjisurën e tij janë:  “Një djalë edhe një vajzë” (1990); “Telefoni i një mëngjesi” (1987); “Duaje emrin tënd” (1984); “Apasionata” (1983); “Njeriu i mirë” (1982); “Në prag të lirisë” (1981); “Liri a vdekje” (1979); “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978); “Dimri i fundit” (1976); “Tokë e përgjakur” (1976); “Kur zbardhi një ditë” (1971) – ndihmës regjisor.

filmi “Një vajzë dhe një djalë”, ishte realizimi i projektit të fundit të Kristaq Mitros. Në një intervistë të dhënë tre vite më parë, Mitro u shpreh se po mendonte të rikthehej, madje kishte përzgjedhur kastin dhe vendet e xhirimit.

Më shumë