Këngëtarja nga Kosova, Filloreta Reçi, e njohur ndryshe me emrin artistik Fifi është një ndër personazhet me të pëlqyera nga publiku shqiptar. Që në daljet e para ajo arriti të fitonte zemrat e publikut.
Këngëtarja njihet për baladat e saj të bukura dhe plot emocion që ajo përcjell. Fifi nuk nguron të shprehë në rrjetet sociale edhe momentet e vështira që ajo mund të jetë duke përjetuar.
Pak ditë më parë këngëtarja u shfaq e përlotur teksa ishte duke dëgjuar një nga këngët pjesëmarrëse të “Festivalit Kënga Magjike”. Ndërsa sot ajo ka postuar një foto ku shkruan:
“Dhimbja shndërron një grua në një luftëtare”.
Nuk dihet nëse këngëtarja është duke përjetuar ndonjë periudhë të vështirë, apo nëse kjo shprehje ka të bëjë me gjendjen shpirtërore të Fifit.
Kujtojmë se disa ditë më parë qarkulloi një foto, ku ish i dashuri i saj, i njohur ndryshe si “Straçiatella” u shfaq duke puthur të fejuarën e tij.