Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

U qëllua me thikë nga bashkëatdhetari në Itali, trupi i pajetë i Alfons Kolës mbërrin në Lezhë

Lajme të ngjashëm

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit shqiptar, Alfons Kola nga fshati Kallmet i Lezhës ka mbërritur sot në atdhe.

Ditën e nesërme familja dhe të afërmit do ta përcjellin për në banesën e fundit në vendlindjen e tij Kallmet. I riu u vra më 31 maj me thikë nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega, një ngjarje kjo e ndodhur jashtë një lokali në Calcinatello të Breshias, Itali.

Autori u ndalua nga karabinierët rreth një orë pas krimit. Autoritetet i trokitën në derën e shtëpisë në Lonato, ku 52-vjeçari me profesion murator, jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Ai u identifikua nga kamerat e shumta të sigurisë në zonë. Po ashtu kamerat filmuan dhe sherrin mes tij e viktimës, si dhe momentin kur Kola qëllohet me thikë nga 52 vjeçari. Gega u arrestua menjëherë pas këqyrjes së kamerave, ndërsa ende nuk ka folur për motivet dhe shkakun e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Më shumë