Polici Alban Rashiti i cili mbeti i plagosur nga sulmet e djeshme në veri të Kosovës, ka lënë sot spitalin. Lajmi u konfirmua nga drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.
“Mirë është, e kemi liruar më herët”, ka thënë ai.
Theksojmë se në sulmet e djeshme nga grupet terroriste serbe në veri, mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, si dhe u plagosën dy të tjerë. Në lidhje me këtë ngjarje janë arestuar pesë shtetas serbë, ndërsa mbetën të vrarë nga shkëmbimi i zjarrit tre agresorë serbë.
Për ngjarjet e rënda në veri të Kosovës dhe për vrasjen e policit Afrim Bunjaku pati reagime të shumta nga qeveria shqiptare, si dhe nga ndërkombëtarët, të cilët dënuan aktet terroriste.