Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashin.
Ajo u përball të hënën më 2 dhjetor me KPK, ku gjatë një seance që zgjati pak, Olldashi u njoh me detajet e procesit të rivlerësimit që po kryhet nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Etleda Çiftja anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.
Sipas raportit të dorëzuar pranë KPK nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, gjyqtarja Olldashi nuk kishte probleme në deklarimin e pasurisë.
Kujtojmë që Olldashi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2005, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.