Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
34 %
4.1kmh
0 %
Enj
26 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

U merrnin 1000 euro personi, arrestohen dy durrsakët në Korçë, po tentonin të kalonin 10 emigrantë

Lajme të ngjashëm

Dy persona janë vënënë prangat e Policisë së Korçës, pasi transprotonin emigrant të paligjshëm.

Sipas njoftimit të uniformave blu, mësohet se shtetasit T. M., 34 vjeç dhe A. P., 33 vjeç, të dy banues në Durrës, u kapën teksa transportonin me furgon 10 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesave 300-1000 euro/person.

Dy shtetasit e mësipërm u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në unazën e qytetit të Korçës, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Ersekës”, teksa po transportonin me një automjet (furgon), me drejtues shtetasin T. M. dhe pasagjer shtetasin A. P., kundrejt pagesave 300-1000 euro/person, 10 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion final shtetet e BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

DVP Korçë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 13”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave të konsiderueshme, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Transportonin me furgon, 10 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesave 300-1000 euro/person, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen furgoni me të cilin po transportoheshin emigrantët, dy celularë dhe një vlerë monetare.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një tjetër rast të transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight 13”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-T. M., 34 vjeç dhe A. P., 33 vjeç, të dy banues në Durrës.

Dy shtetasit e mësipërm u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në unazën e qytetit të Korçës, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Ersekës”, teksa po transportonin me një automjet (furgon), me drejtues shtetasin T. M. dhe pasagjer shtetasin A. P., kundrejt pagesave 300-1000 euro/person, 10 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion final shtetet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan furgoni, dy celularë dhe një vlerë monetare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë