Ditën e djeshme një makinë u ndalua nga militantë të Partisë Demokratike në Maqellarë me dyshimin se në të kishte para me të cilën blinin vota për Partinë Socialiste.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe pasi gjeti një shumë parash në kroskotin e makinës, shoqëroi në polici drejtuesin e mjetit Denis Gjoli.
Sot është zbardhur dëshmia e Gjolit në komisariatin e policisë. Mësohet se ai ka thënë se paratë ia kishte dhënë një i afërm i tij, për arsye familjare.
Efektivët e policisë kanë marrë në pyetje familjarin e tij, i cili ka dëshmuar se ishte ai që ia kishte dhënë shumën e parave Denis Gjolit.
Kështu ai ka konfirmuar dëshminë e Gjolit në polici.