Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
1kmh
40 %
Die
18 °
Hën
25 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

U fut me skaf në plazhin e Ksamilit, 28 vjeçari gjobitet me 1 milion lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Një 28 vjeçar është gjobitur me 1 milion lekë të vjetra nga Policia Kufitare në Sarandë, pasi është futur me skaf brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese në Ksamil. Gjithashtu, atij i është bllokuar dhe mjeti lundrues në bazë të ligjit.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit një mjet lundrues tip skaf duke ushtruar aktivitetin e tij brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij në Portin e Sarandës, për verifikime të mëtejshme.

Siç shihet dhe nga pamjet, skafi me disa persona në bord kalon zonën e kufizuar dhe lëviz pranë plazhistëve.

Në bazë të ligjit nr.43, të vitit 2020, shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Ksamil, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 24/1/c, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese.

Atij ju bë dhe bllokimi i mjetit lundrues si dhe u ndëshkua me masën tjetër administrative 10.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 14/1/b, pasi gjatë kontrollit rezultoi pa dokumentacionin përkatës në bord, njofton Policia Kufitare e Vlorës.

 

Më shumë