Një i ri shqiptar, i cili jetonte ilegalisht në Greqi akuzohet se ka sulmuar seksualisht një grua greke me banim në Kos. Mësohet se ka qenë grekja, ajo që ka deklaruar se shqiptari e ka ngacmuar në orët e mbrëmjes së 20 shtatorit.
Punonjësit e policisë së Departamentit të Sigurisë në Kos, kanë identifikuar të riun dhe e kanë shoqëruar në rajon.
Në kuadër të hetimeve të rastit, u konstatua se shqiptari nuk kishte me vete dokumentet e nevojshme për qëndrimin në vendin fqinj.
Kështu, ndaj tij është ngritur një dosje për veprën penale të ngacmimit seksual ndaj denoncueses, me të cilën do t’i referohet drejtësisë, ndërsa është arrestuar për qëndrim të paligjshëm dhe ka nisur procesi i deportimit.
Megjithatë, vlen të theksohet se sipas informacioneve, 30-vjeçari shqiptar mohon denoncimin e bërë ndaj tij dhe deklaron se nuk ka abuzuar asnjëherë me denoncuesen.