Ka folur 43-vjeçari, i cili mbeti i bllokuar për 18 orë në kanionet e Gramshit.
Ai u shpreh se i pëlqen natyra dhe se ka zbritur poshtë në kanione, por që nuk ka mundur të ngjitet më. Andrea Dervishi që u shpëtua nga RENEA tha se të ftohtin e përballoi pasi kishte arritur të ndizte një zjarr.
“Më pëlqen natyra. Ngecëm aty. Zbritëm poshtë, nuk kishim mundësi të ngjiteshim. Lartësia ishte diku te 500 metra. Isha 200 metra në thellësi dhe mbeta aty. Njoftova policinë. Ndeza zjarr për t’u ngrohur. Erdhi alpinisti. Ishte shumë e frikshme. Falenderoj policinë e Gramshit, zjarrfikëset dhe RENAT, i falenderoj se nuk do të dilja gjallë. E përballova me zjarr të ftohtin. E mendoni dy herë nëse shkoni në të tilla terrene. Nuk do të shkoja përsëri atje, ishte tmerr i vërtetë’, u shpreh ai