Janë gjetur dy fëmijë e moshës 15 vjeç që u larguan nga qyteti i Elbasanit duke shkëputur kontaktet me familjarët.
Dy adoleshentët janë lokalizuar në Tiranë, ku edhe fshiheshin nga familjarët, pasi ata nuk pranonin lidhjen e dy adoleshentëve.
Dy nxënësit e klasës së 9 në Elbasan, djalë dhe vajzë, u zhdukën bashkë. E mitura ka dalë nga shkolla kur ishte koha e pushimit të gjatë, ndërsa kanë qenë shoqet ato që i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës.
Dy adoleshentët mësohet se kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, mirëpo prindërit e tyre nuk kanë qenë dakort gjë e cila ka sjellë dhe largimin e tyre nga shtëpia.