Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike ndaj anëtarit të KPK-së Lulzim Hamitaj se ka falsifikuar dokumentin për mbrojtjen e gjuhës angleze.
Prokuroria e Përgjithshme njofton ka kërkuar vlerësimin e rastit duke ia përcjellë prokurorisë kompetente për verifikim.
Sipas deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj, Hamitaj ndohej jashtë Shqipërisë ndërkohë qe figuronte se kishte dhënë testin e anglishtes.
Informacion nga Prokuroria pas akuzave për rastin e z.Lulzim Hamitaj:
Prokuroria e Përgjithshme u njoh me parashtrimin e rastit të komisionerit Lulzim Hamitaj, me materialet dokumentare të publikuara nga subjekti politik Partia Demokratike.
Prokuroria e Përgjithshme kerkoi vlerësimin e rastit duke ia përcjellë Prokurorisë kompetente për verifikim.