Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0kmh
40 %
Mar
30 °
Mër
30 °
Enj
30 °
Pre
29 °
Sht
29 °
E martë, 26 Shtator, 2023

U aksidentua nga një makinë në aksin ‘Pogradec-Lin’, ndërron jetë turistja italiane

Lajme të ngjashëm

Turistja italiane, Elena Radaelli e cila u përfshi në një aksident të rëndë në aksin rrugor “Pogradec-Lin” dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Ndërkohë, uniformat blu me anë të njoftimit zyrtar bëjnë me dije se kanë arrestuar drejtuesin e mjetit tip “Benz”, Artan Bali që përplasi turisten italiane. Polica gjithashtu po kryen veprimet hetimore dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Udënisht, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., 31 vjeçe, banuese në Milano, Itali, e cila pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës, u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë,” shkuan policia.

 

Më shumë