Një ari polar është qëlluar për vdekje pasi sulmoi anëtarin e ekuipazhit të një anije me turistë.
Ngjarja ndodhi në Arkipelagun Arktik ku sipas dëshmitarëe, ariu polar sulmoi varkën dhe plagosi një person, ndërsa turistët e trembur braktisën anijen.
Veprimi u kritikua masivisht nërrjetet sociale por kompania u mbrojt duke thënë se ariu u vra gjatë vetëmbrojtjes.
“Le t’i afrohemi aq shumë ariut në habitatin e tij pastaj ta vrasim nëse na afrohet”, shkruan me ironi komediani Ricky Gervais.