Turqia do të fillojë furnizimin e Moldavisë me 2 milionë metër gaz natyror në ditë nga 1 tetori. Lajmin e ka bërë me dije Operatori Shtetëror Turk i Rrjetit të Gazit (BOTAS).
Turqia synon të bëhet një furnizues alternativ për tregjet më të vogla të gazit në Evropën Juglindore. Ditën e djeshme OTAS nënshkroi një marrëveshje për të furnizuar me gaz natyror për OMË Petrom të Rumanisë në një marrëveshje që zgjat deri në tremujorin e parë të 2025.
Kujtojmë që po ashtu Turqia nënshkroi gjithashtu marrëveshje për furnizimin me gaz me Bullgarinë dhe Hungarinë këtë vit .