Ky është momenti i frikshëm kur një balonë e mbushur me turistë u përplas në një liqen dhe filloi të fundosej. Ngjarja ndodhi në një park pranë qytetit të Anshun, Provinca Guizhou, Kinë.
Balona e ajër kishte shtatë persona në bord dhe filloi të humbasë lartësinë pas ngritjes në Kopshtin e Qershive, Gui’an kur dukej se nuk mund të fryhej siç duhet. Erërat e forta nuk lejuan balonën që të ngrihej në lartësi, duke bërë që të binte në liqen.
Ekipet e shpëtimit arritën me urgjencë dhe bënë të munduar nxjerrjen e personave në breg, përfshirë një fëmijë.Parku pezulloi udhëtimin për vizitë gjatë kohës që do të vijojnë hetimet për aksidentin.