Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Tuneli i Murrizit vetëm një hap larg përfundimit, Dibra dhe Tirana më afër se kurrë

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Infrastkturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot nga afër punën në tunelin e Murrizit.

Balluku bëri të ditur përmes një postimi se segmenti kryesor i Rrugës së Arbrit do të jetë plotësisht i hapur për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Ky tunel bën të mundur që i gjithë qarku i Dibrës të jetë akoma dhe më afër me Tiranën.

Ministrja shtoi se faktorët gjeologjikë sollën vështirësi në ecurinë e projektit, por puna ka filluar sërish dhe shumë shpejt do të jetë i aksesueshëm.

“Puna në tunelin e Murrizit po vijon. Janë metrat e fundit që edhe kjo vepër, më e rëndësishmja e Rrugës së Arbrit, të jetë plotësisht e hapur dhe e aksesueshme për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Gjeologjia solli vonesat në ecurinë e këtij projekti, por puna nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet deri në përfundimin dhe hapjen e plotë të tunelit, i cili bën të mundur që i gjithë qarku i Dibrës të jetë akoma edhe më afër me Tiranën”, shkroi Balluku.

Më shumë