Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Tubacioni i ujit nga Gjirokastra, Presidenti i Pulias: Qeveria shqiptare na ka autorizuar të fillojmë punën, do duhen 1 milard euro

Lajme të ngjashëm

“Qeveria shqiptare i ka dhënë dritën jeshile ujësjellësit që do të lidhë Gjirokastrën, në Shqipëri, me Galugnano, në Salento”, kështu e nis artikullin media italiane “Corriere.it”. Sipas kësaj media, e cila i referohet një deklarate të presidentit të rajonit të Pulias, Michele Emiliano, qeveria shqiptare i ka dhënë dritën jeshime Italisë për projektin e ujësjellësii i cili do të lidhjë Gjirokastrën me Galugnanon.

Emiliano mësohet të ketë thënë se qeveria shqiptare ka dhënë autorizimin për planifikim e ujësjellësit.

“Qeveria shqiptare na ka autorizuar të fillojmë planifikimin e ujësjellësit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë . Shqipëria hedh një sasi të madhe uji të mirë në det dhe padyshim ka interes të paguhet për ujin. Ne kemi interes ta marrim sepse për ne uji do të thotë t’i japim një model të ri bujqësisë, të bëjmë turizmin të rritet dhe t’u japim një të ardhme të gjithë pulianëve”, mësohet të ketë thënë ai gjatë një konference në Bari ku folën për investimet.

Për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme do të duhen 4 vite punë dhe një miliardë euro. Ujësjellësi pritet që të financohet me burimet e BEI-së, BERZH-it, shtetit Italian dhe rajonit e korporatës së ujësjellësit pulian.

Qëllimi sipas Corriere.it është që çdo vit të transportohen 150 milionë metër kub ujë në Pulia dhe për rajonin do të jetë një infrastrukturë strategjike, duke pasur parasysh thatësirën që e ka karakterizuar vitet e fundit.

Sipas palës italiane, Shqipëria do të kishte një përfitim ekonomik, duke qenë se do të hapeshin rreth 8000 vende të reja pune direkte dhe indirekte.

Propozimi për ujësjellësin u lançua në vitin 2022 nga presidenti i Konfindustrisë së Pulias dhe Bari-Bat, Sergio Fontana.

Më shumë