Trupat ruse kanë bombarduar një pallat banimi në Zaporizhzhia. Si pasojë e sulmeve ruse një person mbeti i vrarë dhe mbi 20 persona të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe fëmijë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka postuar në rrjetet sociale pamjet nga sulmi në Zaporizhzhia, ndërsa thotë se ushtria ruse goditi me qytetin me egërsi shtazore.
“Tani për tani, një raketë ruse goditi një ndërtesë shumëkatëshe.n Rusia po bombardon qytetin me egërsi shtazore. Zonat e banuara ku jetojnë njerëz të thjeshtë dhe fëmijë po qëllohen me armë zjarri.
Shteti terrorist kërkon të shkatërrojë qytetet tona, shtetin tonë, popullin tonë.Kjo nuk duhet të bëhet “vetëm një ditë tjetër” në Ukrainë apo kudo tjetër në Evropë apo botë.”, ka shkruar Zelensky.