Një krim i rëndë, i dyfishtë, ka ndodhur pak minuta më parë në një biznes te rruga “Myslym Shyri” në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën pranë rrugës “Islam Alla” midis “Rrugës së Kavajës” dhe “Myslym Shyrit”.
Mësohet se viktima është djalë i ri me emrin Albanm pronar i një biznesi agjenci turistike.
Konflikti besohet se ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjes për pronën, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja.
Forca të shumta policie dhe ambulanca kanë mbërritur tashmë në vendin e ngjarjes. Qytetarët dhe banorët e zonës kanë mbetur të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë.
Vijon…