
Një këngëtar amerikan ka ndërruar jetë pasi pësoi arrest kardiak në aeroportin Midway të Çikagos.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes, kur reperi 21-vjeçar Juice Wrld emri i vërtetë i të cilit është Jarad A Higgins pësoi arrest kardiak për shkaqe që nuk dihen ende. Sipas TMZ, ai pati gjakderdhje nga goja.
Pavarësisht se u asistua menjëherë nga ndihma e parë dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital, ylli i muzikës Rap ndërroi jetë. Ai po nisej në një turne koncertesh në vende të ndryshme të botës.