Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
2.1kmh
20 %
Pre
27 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Tre izraelitët bllokohen në pyllin e Krujës, kërkojnë ndihmën e Policisë, pasi i la dhe makina (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Tre turistë izraelitë që ishin bllokuar në pyllin e fshatit Brret në Krujë, janë lokalizuar dhe ndihmuar nga shërbimet e Policisë. Makina me të cilën ata udhëtonin kishte pësuar defekt, ndërsa vetë turistët kishin humbur orientimin.

Pas telefonatës në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë nga një prej turistëve izraelit, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë sepse kishte humbur orientimin në pyll bashkë me 2 shtetas të tjerë, shërbimet kanë nisur menjëherë kërkimet për lokalizimin e tyre.

Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në pyllin e fshatit Brret, tre shtetasit izraelitë Sh. H., 38 vjeç, M. Y., 30 vjeç dhe M. H., 38 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë tërhequr automjetin e këtyre shtetasve, që kishte pësuar defekt, dhe i kanë shoqëruar të tre ata, deri në qytetin e Krujës.

Tre turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë që iu erdhën në ndihmë menjëherë pas telefonatës dhe për lëvizjen e automjetit të tyre nga vendi ku kishte pësuar defekt.

Më shumë