Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ditën e sotme ka shpërndarë një mesazh për të gjithë demokratët, pasi na ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet e PD.
Me anë të një vidieomesazhi ai shprehet se kryetari i një partie që nuk fiton dhe nuk bëhet kryeministër duhet të shkakrohet.
“Të dashur demokratë: PD-ja ime dhe juaja eshte streha e gjithkujt, por nuk mund te jete kurre peng i askujt! Manifesti im politik i jep fund kryetarit-pronar.
Propozimi im është që Kryetari te zgjidhet vetem per nje mandate 4 vjecar dhe vetem me nje mision: Te fitoje zgjedhjet politike, me PD force e pare. Kryetari ose fiton dhe behet Kryeminister, ose shkarkohet dhe shkon ne shtepi. Kryetari qe humb zgjedhjet nuk mund te rikandidoje me.
Ky është manifesti im politik. Unë jam Bardh Kadilli. Në garë për një PD të hapur, të pastër, të bashkuar, fituese,” thotë Kadilli.