Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

TRAGJIKE/ Po priste dru në mal, humb jetën 50-vjeçari në Bulqizë (MISTERI I VDEKJES)

Lajme të ngjashëm

Një 50 vjeçar ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke prerë drurët e dimrit.

Sipas njoftimit të policisë, 50-vjeçari Ilir Turja, me profesion minator, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit.

Dyshohet se Turja ka qenë duke prerë lëndë drusore në malin e Balgjajt dhe gjatë prerjes është goditur nga trupat duke humbur jetën. Policia po heton për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Mat/ informacion paraprak

Rreth orës 16-30, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit, shtetasi I. T., rreth  50  vjeç, banues në Bulqizë , i cili  sipas informacioneve paraprake dyshohet se  ka qenë duke prerë lëndë drusore në malin e Balgjajt dhe është goditur nga trupat, gjatë prerjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë