Ngjarja e rëndë në Cetinje, në Mal të Zi, ku ,betën të vrare 10 persona, mes tyre dhe fëmijë ka tronditur mbarë opinionin publik.
Së fundmi gazetarja e Radio Malit të Zi, Milena Stanojeviç, e cila dje raportoi për tragjedinë ka treguar situatën kaotike me të cilën u përball.
“Situata ishte kaotike, gratë qanin, njerëzit ishin në panik, thoshin se burri ishte i armatosur dhe qëllonte çdo kënd që i dilte përpara”, thotë Milena për TVCG.
Ajo deklaron se u përpoq t’i afrohej vendit të ngjarjes për të parë se çfarë po ndodhte, por policia nuk e lejoi.
Sipas saj fillimisht nuk po kuptohej se çfarë po ndodhte dhe shton se edhe policia ishte e paqartë.
“Nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar nga prokuroria dhe policia deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme”, kujtoi Milena.