Vijon trafiku i rënduar në aksin Levan- Fier.
Mbi 10 kilometra është radha e automjeteve kryesisht në kthim nga Jugu i vendit. Në rëndimin e trafikut ka ndikuar edhe fluksi i madh i turistëve drejt jugut të vendit këtë fundjavë.
Policia rrugore është angazhuar në terren për menaxhimin e trafikut.