Hapësire reklamuese

Bota

Ndërron jetë në moshën 88 vjeçare nobelistja Toni Morrison

Shkruar nga Newsbomb
Nobelistja amerikane Toni Morrison

Ka ndërruar jetë në një spital të Nju Jorkut Toni Morrison, shkrimtarja Nobel e vitit 1993, një ndër zërat më të rëndësishëm për literaturën amerikane të viteve ‘900.

Shkrimtarja, ka qenë fituese edhe e Pulitzer për tregimin Beloved në 1988. Ajo u nda nga jeta në moshën 88 vjecare.

Toni Morrison (emri i vertetë i së cilës ishte Chloe Anthony Wofford) kishte lindur në një familje punëtorësh në Ohio në 1931. Prindërit kishin mbërritur në Ohio nga Alabama me shpresën për tiu shmangur racizmit që nuk kishte përfunduar me skllavërinë.

Që e vogël ajo ishte rritur me historitë afroamerikane të treguara nga i ati. Ato tregime u bënë më vonë elemente qëndrore të narracionit të saj.

Sondazh

Poll