Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Tom Doshi: Komisionerët e Lul Bashës në Shkodër i gjeti PS-ja. Benet Beci nuk fitonte pa votat e PSD-së

Lajme të ngjashëm

Komisionerët e Partisë Demokratike në Shkodër, i ka gjetur PS-ja. Kështu shprehet drejtuesi i PSD-së Tom Doshi.

Duke iu përgjigjur akuzave të Sali Berishës për blerje votash në Shkodër, Doshi tha se ai është deputeti më i votuar në qarkun demokrat, dhe kjo është ajo çka e shqetëson më shumë Berishën.

Doshi tha në një interistë për “Top Story” në Top Channel, se Partia Demokratike sot është e mbushur me tradhëti, ndërsa Berisha është braktisur edhe nga elektorati i djathtë.

Ai u shpreh se votat e PSD-së ishin vendimtare në fitoren e kandidatit të PS-së në Shkodër, Benet Beci.

“Partia e Alibashës, partia e Lulit ka marrë 6 mijë vota. Komisionerët e Lul Bashës i ka gjet PS-ja. Berisha t’i kërkojë brenda llojit, mos të vijë t’i kërkojë te unë.

Pa PSD-në Benet Beci nuk fiton, janë votat e mija. Jam deputeti më i votuar në një zonë të djathtë. Këtu i dhemb Berishës se i kam marrë elektoratin e djathtë. Edhe këtë herë, nuk besojnë më te Berisha, te Basha. Lul Basha shkon në takime pallati me Taulant Ballën, çfarë do i besojnë?! Ai bën mitingje, unë fushatën e kam bërë në rrjetet soiale”, deklaroi Tom Doshi.

Më shumë