Shënohet në Itali tragjedia e radhës. Mediat italiane bëjnë me dije se të paktën 11 persona kanë mbetur të vdekur në Kalbri.
Një grup personash që po zhvillonin një ekskursion janë marrë nga rrjedha e lumit në parkun natyror “Gorge del Raganello”, në “Civita di Castrovillari”, në provincën e Cosenza-s. shkak është bërë moti i keq që ka sjellë përmbytje.
Nga raportimet e bëra thuhet se 4 burra dhe 4 gra kanë mbetur të vdekur. Ndërsa për 3 viktimat e tjera nuk jepen detaje lidhur me gjininë apo moshën. Mediat fqinje shkruajnë se edhe identitet nuk bëhen të ditura. Nga ngjarja ka të plagosur ku mes tyre dhe fëmijë si dhe 2 persona të zhdukur.
Ekipet shpëtuan vetëm 23 persona.
Kjo është tragjedia e dytë në Itali vetëm pak ditë pas shembjes së urës “Morandi”, ku mbetën të vdekur 42 persona mes tyre edhe dy të rinj shqiptarë.