Gjermania ka bërë gati paketën e re prej 400 milionë eurosh në ndihmë të Ukrainës kundër agresionit rus.
Ministri i Mbrojtes së Gjermanisë, Boris Pistorius tha se Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës municion shtesë, automjete mbrojtëse dhe sisteme të pastrimit të minave si pjesë e një pakete të re ndihme por ende nuk ka marrë një vendim për dërgimin e raketave Taurus.
Gazeta Bild raporton se ministri tha se Gjermania do të furnizojë Ukrianën me municion të ndryshëm shtesë, duke përfshirë raketa me mina dhe planet për të dërguar veshje dhe gjeneratorë të energjisë elektrike dhe ngrohjes për dimrin e ardhshëm.