Një kalimtar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të Kasharit.
Mësohets e këmbësori po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës në momentin që është përplasur nga automjeti. Ky është aksidenti i dytë në vetëm pak ditë me pasojë vdekjen e këmbësorëve që tentojnë të kalojnë rrugën.