Khaby Lame , Tiktokeri më i ndjekur në botë është bërë shtetas italian. Ai u betua sot para Kushtetutës, duke thënë se do të respektojë ligjit e këtij shteti.
“Betohem t’i jem besnik Republikës dhe të respektoj Kushtetutën dhe ligjet e shtetit”, u betua ai duke recituar formulën klasike të betimit për shtetësi para ofiqarit të bashkisë Chivasso ku u rrit.
Khaby, i cili është regjistruar si Khabane Serigne Lame në zyrën e gjendjes civile, tha: “Jam shumë krenar. Ndihesha i famshëm edhe para edhe sot, sepse jam rritur këtu. Por ndjej një përgjegjësi të madhe për betimin që bëra, nuk janë fjalë në erë”.
22 vjeçari nga Senegali numëron 142.7 milionë ndjekës në rrjetet sociale, ndërsa u bë i famshëm duke bërë duete me videot e famshme të “Life Hacks”.