Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
4.6kmh
0 %
Die
21 °
Hën
29 °
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
29 °
E diel, 1 Tetor, 2023

Thuhet se ka rënë në koma, Rusia: Nuk dimë asgjë për shëndetin e Kadyrov

Lajme të ngjashëm

Që nga java e kaluar, aktivistët çeçenë dhe inteligjenca ukrainase kanë raportuar se lideri çeçen Ramzan Kadyrov ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ndërsa Kremlini thotë se nuk di asgjë për shëndetin e Kadyrov.“Nuk kemi asnjë informacion për këtë çështje. Në çdo rast, administrata e presidentit është e dyshimtë nëse ai është në gjendje të japë informacion për gjendjen shëndetësore. Prandaj, në këtë rast nuk mund të themi asgjë”, tha përfaqësuesi i presidentit rus Peskov.

Kur u pyet nëse Kadyrov ishte në Moskë të dielën dhe u takua me presidentin rus, Peskov tha ky lajm nuk është i vërtetë. Burime për mediat bëjnë me dije se që nga fillimi i shtatorit, një aeroplan i presidentit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka fluturuar tre herë drejt Moskës. Udhëtimi i fundit u zhvillua më 15 shtator, ndërsa dy ditë më vonë thuhet se avioni i politikanit u kthye në Çeçeni.

Media tërhoqi vëmendjen për lëvizjet e avionit mes thashethemeve për përkeqësimin e shpejtë të shëndetit të liderit çeçen dhe trajtimit të tij në Spitalin Klinik Qendror të Moskës nën administratën presidenciale ruse.

Kadyrov mendohet se vuan nga dështimi i rëndë i veshkave dhe kërkon dializë të shpeshtë.

Gjithashtu disa kanale opozitare çeçene, pa cituar burime, shkruan se Kadyrov ka rënë në koma. Më 17 shtator, politikani çeçen i opozitës dhe aktivisti për të drejtat e njeriut Abubakar Yavngulmayev shkroi se Kadyrov kishte vdekur.

Më shumë