Moderatorja e spektaklit YFSF, Alketa Vejsiu i ka bërë një thirrje të papritur kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke i kërkuar të heqë çadrën e protestës për t’i hapur rrugë qarkullimit.
Gjithçka nisi kur Arjan Çani i tha këngëtarit Valon Shehu se pas transforimit si Antonio Banderas, ngjan më shumë si Lulzim Basha. “Lul hiqe çadrën nga bulevardi se na ke bllokuar qarkullimin”, ka thënë menjëherë pas kësaj Alketa Vejsiu.