Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvilluar fushatën elektorale në Vlorë.
Teksa ka mbajtur fjalën e saj para qytetarëve Kryemadhi ka recituar disa vargje nga vjersha e Fan Nolit, “Anës lumenjëve”, por e ka ngatërruar duke thënë se është vjersha e Migjenit.
Mirëpo Kryemadhi e ka kuptuar menjëherë gabimin dhe për ta “ndrequr”, ka dalë në një video me Luan Ramën, ku thotë “Luan nuk merrem më me poezi, se edhe sot në Vlorë që doja të recitoja Fan Nolin e ngatarrova me Migjenin, kshu që po ti le ty poezitë”.