Pas suksesit të këngës me nota patriotike “Shqip Dance” me Lyrical Son, Etnon vijnë sërisht me një bashkëpunim të ri. “Pa ndjenja” titullohet balada e realizuar në bashkëpunim me Teuta Selimin, e cila ka marrë mbi 87.000 klikime pa kaluar ende 24 orë.
Producenti Genc Prelvukaj ka realizuar tekstin dhe muzikën e këngës, kurse Festim Fanaj ka shoqëruar me violinë, një risi kjo në këngët e grupit.