Sipas Berishës, provimi i Ramës për mjekët është unik në planet dhe ka në bazë urrejtjen patologjike të pashërueshme të të semurit për mjekët
Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në facebook, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për urrejtje ndaj mjekëve që vjen si pasojë e sëmundjes së tij. Sipas Berishës, provimi i Ramës për mjekët është unik në planet dhe ka në bazë urrejtjen patologjike të pashërueshme të të semurit për mjekët.
Berisha u ka bërë thirrje mjekëve të mos pranojnë të zëvendsësojnë ligjin e Kuvendit me standartet hakmarrëse të Ramës.
Deklarata e plotë e Berishës:
Hakmarrja e te semurit psiqik!
Te dashur miq, ne teresi marredheniet mjek – te semure jane marredhenie njerezore, respekti, dhembshurie, mirenjojhje te ndersjellta. Por rregulli ka gjithnje perjashtimin, sidomos ne rastet e problemeve te shendetit mendor. Te semuret me psikoza afektive ndodh qe armiqesohen per jete e vdekje me mjekun, infermieret dhe kjo vetem e vetem se ata perpiqen me durim qe ta çlirojne nga deliret, iluzionet, halucinacionet e tij dhe nuk ia pranojne si te verteta. Kjo ne teresi perben dhe suksesin e mjekimit dhe psikoterapise.
Por ne raste te veçanta kjo kthehet ne nje urrejtje dhe armiqesi per jete a vdekje. Duket qarte se kjo gje ka ndodhur me Edvin Kristaq Ramen i mjekuar per 13 vjet rrjesht per psikoze afektive, pra bipolare, sipas karteles klinike te botuar nga aktualisht keshilltari i tij me i ngushte Imer (Mero) Baze.
Keshtu qe ne kete urrejtje patologjike per bluzat e bardha e ka bazen qendrimi i tij ndaj tyre. Druaj se kjo urrejtje e shtyne ate t’iu paraqesi atyre ne vend te mbajtjes te premtimit per shendetesi falas apo ne vend te zbatimit te ligjit per kualifikimin e tyre, te vendosi sistemin e spastrimit, fsheses politike per qendrimet e tyre te drejta.
Une mendoj se mjeket dhe infermieret e kane jetik procesin e vleresimit dhe kualifikimit. Ne kete aspekt Shqiperia ka ligje madje te standarteve me te mira qe detyron vleresimin e mjekeve te te gjitha niveleve, perfshi shefat e klinikave, bazuar ne sistemin e krediteve ose dhe te provimit çdo 5 vjet. Ndersa provimi i Rames eshte unik ne planet dhe ka ne baze urrejtjen patologjike te pasherueshme te te semurit per mjeket, vetem e vetem se jane perpjekur qe ta çlirojne ate nga deliret, iluzionet e tij psiqike.
Ju bej thirrje mjekeve, infermiereve te mos pranojne kurre qe te zevendesojne ligjin e Parlamentit per vleresimin dhe kualifikimin e tyre me standartet hakmarrese te bazuar ne urrejtjen e nje te semuri psiqik